Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Në intervistën kryesore do të diskutohet për bllokadën insitucionale, për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe për zgjedhjet lokale.
Gjithashtu, me Gjinin do të diskutojmë edhe për deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump se do ta zgjidhë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
A është e gatshme AAK-ja për zgjedhje të reja?
A ka filluar AAK-ja me përgatitjet per zgjedhjet lokale?
Cila mund të jetë zgjidhja e Trump për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post A është e gatshme AAK-ja për zgjedhje të reja? – Ardian Gjini sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.