Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi.
Në intervistën kryesore do të diskutojmë për deklaratën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili tha se do ta zgjidhë sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jetë edhe bllokada institucionale, ku edhe pas katër muajve ende nuk kemi institucione të reja.
Cila mund të jetë zgjidhja e Trump për çështjen e Kosovës dhe Serbisë?
A është deklarata e Trump alarm për krijimin e institucioneve?
A do t’i kushtojnë Kosovës mungesa e institucioneve në këtë çështje?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post A është deklarata e Trumpit alarm për krijimin e institucioneve? – Haki Abazi sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.