Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë Pal L Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në intervistën kryesore do të flitet për situatën politike si dhe për zhvillimet e fundit në kuadër të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Gjithashtu, me Lekajn do të diskutohet edhe për dështimet e njëpasnjëshme për konstituim, si dhe për qëndrimet e AAK-së karshi raportimeve se ish-partneri i koalicionit, Fatmir Limaj i NISMA-s mund të kandidohet për të parin e Kuvendit.
A do të ndryshojë AAK-ja mendje për Limajn si kryeparlamentar? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post A do të ndryshojë AAK-ja mendje për Limajn si kryeparlamentar? – Pal Lekaj sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.