Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë që do të pranojë të marrë pjesë në secilin debat me kundërkandidatët e tij.
“Unë do të marr pjesë në cdo debat televiziv që të më ofrohet për arsye se kam për cka me diskutu, kemi për cka me folë, kemi me folë për punë të mira, për Llapin, për Podujevën, për të arriturat“, ka thënë ai në DPT Te Fidani.
Këto fjalë Bulliqi i tha pasi përmendi invesimet dhe punët që thotë t’i kenë bërë në Llap.
Bulliqi i ftoi kundërshtarët e tij që të bëjnë një kalkulim për investimet para qeverisjes së tij dhe atë prej vitit 2020.
The post A do të marrë pjesë në debate me kundërkadidatët? – Bulliqi jep përgjigjen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.