E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeA do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme? – Bekim Haxhiu sot në...

A do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme? – Bekim Haxhiu sot në “DPT te Fidani”

Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar do të jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jetë vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese që deputetëve u ndalohet çdo veprim pas kalimit të afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Gjithashtu, me Haxhiun do të flasim edhe për zhvillimet e fundit në skenën politike si dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

A është PDK-ja e gatshme për zgjedhje të reja?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

The post A do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme? – Bekim Haxhiu sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT