A do të ketë bllokadë në kuvend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? (VIDEO)

A do të ketë bllokadë në kuvend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? (VIDEO)

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, konsiderohet se skenari i një bllokade në Kuvend është shumë pak i mundshëm.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Edicionin Special” të hënën në Klan Kosova, eksperti i çështjeve kushtetuese, Mentor Beqiraj, tha se pas këtij vendimi partitë politike e kanë shumë më të vështirë të krijojnë ngërçe apo bllokada institucionale.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese tashmë ka dhënë një interpretim të qartë dhe tekstual të frymës kushtetuese për procedurat që lidhen me votimin e kandidaturave, duke caktuar edhe afatet përkatëse për këtë proces, transmeton Klankosova.tv.

“Edhe nëse deri më tani partitë kanë pasur synim të shkaktojnë bllokada, tani e tutje e kanë shumë më të vështirë ta bëjnë një gjë të tillë. Sepse kemi një interpretim të qartë dhe specifik të frymës kushtetuese”, tha Beqiraj.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk e ka detyrim të parashikojë situata hipotetike nëse nuk arrihet një zgjidhje në Kuvend, por nënvizoi se vendimi i saj duhet të zbatohet pa alternativa tjera.

“Vendimi është i qartë dhe nuk shoh arsye që ndonjëra nga partitë të vazhdojë me bllokim institucional”, deklaroi Beqiraj.

The post A do të ketë bllokadë në kuvend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.