A do të kemi Qeveri Kurti 3?, Haxhi Avdyli sot në “DPT te Fidani”

A do të kemi Qeveri Kurti 3?, Haxhi Avdyli sot në “DPT te Fidani”

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për formimin e institucioneve, konkretisht për konsituimin e plotë të Kuvendit të Kosovë, si dhe për mundësinë e formimit të Qeverisë.

Gjithashtu me Avdylin do të flasim edhe për votimin e një nënkryetari të minoritetit serb dhe për komentet e dërguara nga presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

A do të ketë Qeveri Kurti 3?

A po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

 

The post A do të kemi Qeveri Kurti 3?, Haxhi Avdyli sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.