Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar do të jetë deputetja nga radhët e partisë Guxo, Jeta Statovci.
Temë diskutimi në intervistën kryesore do të jetë vendimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se duhet të vazhdohet me votim të hapur dhe se kryesuesi i seancës Avni Dehari nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës
Gjithashtu, me Statovcin do të flasim edhe për qëndrimet politikë të koalicionit në të cilin ajo bën pjesë lidhur me vendimin e fundit të Kushtetueses, si dhe për garën në Prishtinë për zgjedhjet lokale.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post A do të kemi Kuvend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? – Jeta Statovci sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.