Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Ekrem Kastrati, kryetar aktual i Malishevës nga radhët e NISMA-s, i cili po e synon edhe një mandat.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për rikandidmin e tij për këtë komunë.
Gjithashtu, me Kastratin do të flasim edhe për qeverisjen e tij në Malishevë, prioritetet e tij për mandatin e ardhshëm, ofertën për qytetarët e Malishevës, si dhe për garën me kundërkandidatët.
A do të jetë sërish kryetar i Malishevës? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post A do të jetë sërish në krye të Malishevës? – Ekrem Kastrati sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.