E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeTeknologjiA do të bjerë Bitcoin në nivelin 72,000-74,000 dollarë?

A do të bjerë Bitcoin në nivelin 72,000-74,000 dollarë?

Qëndrimi i zgjatur i Bitcoin mbi 90 mijë dollarë përfundoi me një rënie të dhunshme kësaj jave. Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 12.6 përqind në tre ditët e para të kësaj jave duke shënuar tërheqjen më të madhe që prej falimentimit të FTX në Nëntor të 2022 sipas të dhënave të TradingView.

Shitja erdhi ndërsa investitorët u shprehën të zhgënjyer për mosveprimin e presidentit Amerikan Donald Trump i cili premtoi të krijonte një rezervë kombëtare në BTC.

Kërkesa institucionale për Bitcoin dhe Ether u dobësua duke dërguar CME Futures në prapambetje, rrethana ku çmimet në Spot janë më të larta sesa ato Futures.

Në të njëjtën kohë indekset teknologjike të Nasdaq dhe Wall Street u vunë nën presion. Por cili është drejtimi i pritshëm i Bitcoin në të ardhmen? Lajmet për tarifat e Trump mbi Kanadanë dhe Meksikën goditën rëndë tregjet.

Sipas teorisë së analizës teknike një rënie nën një nivel ku ka qëndruar për një kohë të gjatë siç është rasti i BTC do të pasohet nga një tërheqje e fortë. Me fjalë të tjera rënia e Bitcoin nën rangun 90-110K i ka hapur rrugën rënies në 70,000 dollarë.

Në skenarin më të keq Bitcoin mund të bjerë deri në 72,000-74,000 dollarë ku një rikuperim mund të fillojë. Aktualisht në këto momente që shkruajmë Bitcoin tregtohet mbi 86,000 dollarë pasi testoi zonat e kërkesës në rreth 82,000 dollarë.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498