E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeA do ta zhbllokojë më në fund Kuvendin vendimi i Gjykatës? –...

A do ta zhbllokojë më në fund Kuvendin vendimi i Gjykatës? – Vlora Çitaku sot në “DPT te Fidani”

Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar do të jetë deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për vendimin e Gjykatës Kushtetues për vazhdimin e seancës konstituive, ku u bë e qartë se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur.

Gjithashtu, me Çitakun do të flasim edhe për kërkesën e deputetes së VV-së Albulena Haxhiu, për shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Laban, pasi sipas saj ai dyshohet të jetë bashkëpunëtor  BIA-s serbe.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube./Klankosova.tv

 

 

The post A do ta zhbllokojë më në fund Kuvendin vendimi i Gjykatës? – Vlora Çitaku sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT