Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, duke theksuar se deri në këto momente nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për president.
Në pyetjen e gazetarëve se nëse LDK-ja do ta votonte Glauk Konjufcën për president, ai u përgjigj: “Nuk mund të përgjigjem nëse nuk a një kandidaturë zyrtare”, tha ai.
“LDK ka vetëm 15 deputetë, pra e vetme LDK-ja nuk mund të formojë 30 nënshkrime për të propozuar një kandidaturë, VV mund dy, ata nuk kanë propozuar asnjë emër”.
Ndër të tjera, Mustafa tha se qëndrimi i grupit parlamentar të LDK-së është se zgjedhjet janë të panevojshme dhe nuk i duhen Republikës së Kosovës.
“LDK është e gatshme që të ofrojë kontributin tonë në këtë drejtim”, theksoi ai, njofton Klankosova.tv.


