E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeA do marrë pjesë Edi Rama në protestën e sotme kundër Gjykatës...

A do marrë pjesë Edi Rama në protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale (VIDEO)

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në emisionin “Kosova Today’ në Klan Kosova, ka folur për protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se kanë qenë në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e kanë ftuar për të marrë pjesë në protestë, por ai nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve.

“Ne kemi qenë në kontakt me z. Edi Ramën, e kemi ftuar për pjesëmarrje, por ai na ka njoftuar dhe na ka dërguar edhe agjendën. Na ka treguar se është shumë i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë. Arsyeja nuk është për publik, por mbështetja e tij për ne ekziston”, deklaroi Gucati./Klankosova.tv.

 

 

The post A do marrë pjesë Edi Rama në protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT