Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar për grabitje.
I dyshuari është Ujkan (Luan) Lataj, i lindur më 2 gusht 2001 në fshatin Carrabreg të Deçanit. Policia njoftoi se ai është i kërkuar për veprën penale “Grabitje”, ndërsa publikimi i të dhënave është bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Policia e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë organet e rendit përmes:
Numrit të urgjencës 192 ose 0800 19999 (pa pagesë)
Drejtorisë Rajonale në Pejë në 039 432 327
Apo përmes emailit: [email protected]
Thirrja është publikuar edhe në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!