Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajme93-vjeçari plagos me kallashnikov bashkëfshatarin në Gjirokastër, konflikti dyshohet për pronën

93-vjeçari plagos me kallashnikov bashkëfshatarin në Gjirokastër, konflikti dyshohet për pronën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mashkullorë në Gjirokastër, ku shtetasi A. Ç., 93 vjeç, pavarësisht moshës së thyer, ka ndërmarrë një akt kriminal duke plagosur me armë zjarri shtetasin P. Ç., 61 vjeç, në këmbë.

Ngjarja e cila ndodhi këtë të shtunë rreth orës 09:40, lidhet me sherre të vazhdueshme për një çështje pronësie.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov dhe kanë shoqëruar autorin në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT