E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme“9 muaj pa e parë babain”, djali i Fadil Fazliut bën thirrje për...

“9 muaj pa e parë babain”, djali i Fadil Fazliut bën thirrje për pjesëmarrje në protestë (VIDEO) 

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut , i cili aktualisht po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale,  ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme organizuar nga OVL-UÇK. 

“U bëj thirrje të gjithëve, kudo që janë, që të na bashkohen në këtë protestë kundër padrejtësisë së madhe që po ndodh ndaj çlirimtarëve që gjenden në Hagë”, tha ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. 

Ai rrëfeu po ashtu se prej nëntë muajsh nuk ka mundur ta takojë babanë e tij. 

“Padrejtësia e parë fillon me mua. Prej 9 muajsh nuk kam mundur ta takoj babain tim. Nuk e di arsyen pse. Kam kërkuar, por nuk më kanë dhënë asnjë sqarim. Kjo është shumë e rëndë”, u shpreh ai./Klankosova.tv.

The post “9 muaj pa e parë babain”, djali i Fadil Fazliut bën thirrje për pjesëmarrje në protestë (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT