Monday, March 9, 2026
spot_img
HomeLajme8 Marsi: Kush janë gratë shqiptare që ndryshuan historinë!

8 Marsi: Kush janë gratë shqiptare që ndryshuan historinë!

Dita Ndërkombëtare e Gruas, shënohet çdo vit më 8 mars për të kujtuar kontributin dhe rolin e grave në shoqëri.

Në historinë shqiptare, gratë kanë pasur rol të rëndësishëm në periudha të ndryshme , nga rezistenca dhe lufta për liri, deri te përfaqësimi në politikë, kulturë, sport e shumë fusha të tjera.

Ndër figurat që përmenden shpesh në historinë shqiptare është Shotë Galica, e njohur për pjesëmarrjen e saj në rezistencën kundër pushtimit serb në fillim të shekullit XX.

Shotë Galica

Ajo konsiderohet një nga gratë që simbolizojnë qëndresën dhe përfshirjen e grave në përpjekjet për liri, raporton Klankosova.tv.

Në fushën e humanizmit, emri i Nënës Terezë është ndër më të njohurit në botë.

E lindur me origjinë shqiptare, ajo u bë simbol i përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë e besa për punën e saj humanitare u nderua edhe me Çmimin Nobel për Paqe.

Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza

Në historinë më të re të Kosovës përmenden edhe gra që janë bërë simbol i qëndresës dhe forcës përballë sfidave.

Mes tyre janë Fahrije Hoti, e njohur për angazhimin e saj në fuqizimin e grave në Krushë të Madhe pas luftës, si dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila publikisht ka rrëfyer përjetimet e saj dhe është angazhuar për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Fahrije Hoti
Vasfije Krasniqi

E në vendin tonë, gratë kanë arritur të jenë pjesë e institucioneve më të larta shtetërore.

Aktualisht, posti i të pares së vendit mbahet nga një grua – Vjosa Osmani, ndërsa më herët këtë funksion e ka ushtruar edhe Atifete Jahjaga.

Vjosa Osmani
Atifete Jahjaga

Përfaqësimi i grave shqiptare është shtrirë edhe në sport.

Xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi u bë sportistja e parë nga Kosova që fitoi medalje olimpike, duke e bërë vendin të njohur në arenën ndërkombëtare.

Majlinda Kelmendi

E kur përmendet xhudoja, vajzat nga Ksova kanë dëshmuar vazhdimisht se dinë të jenë ndër më të mirat në botë.

Rrugën e hapur nga Majlinda e kanë vazhduar me suksese edhe Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Nora Gjakova, duke përfaqësuar Kosovën me medalje dhe rezultate në arenën ndërkombëtare.

Distria Krasniqi
Laura Fazliu
Nora Gjakova

E kur përmendet origjina shqiptare në skenën botërore të muzikës, mendja e shumëkujt shkon te një fenomen global,  Dua Lipa.

Dua Lipa

Së bashku me Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, ato kanë arritur sukses në industrinë muzikore ndërkombëtare, duke e bërë emrin shqiptar të jehojë në skenat më të mëdha të botës. /Klankosova.tv

Rita Ora
Bebe Rexha
Ava Max
LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT