Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajme“78 ditët e triumfit”, dokumentar për bombardimet e NATO-s, sonte në MAT...

“78 ditët e triumfit”, dokumentar për bombardimet e NATO-s, sonte në MAT (VIDEO)

Emisioni dokumentar “MAT”, këtë të mërkurë, risjell në kujtesën e shqiptarëve një ndër ngjarjet më të rëndësishme për ta.

“78 ditët e triumfit” është dokumentari i radhës, që trajton nisjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, më 24 mars 1999.

Në këtë përvjetor vijnë rrëfimet e asaj mbrëmjeje, duke nisur nga ish-zëdhënësi i Aleancës Veri-Atlantike, Jamie Shea, te luftëtarët e UÇK-së, gazetarët që e raportuan si lajm, si dhe të mbijetuarit e masakrave, që në ato ditë ishin të përditshme.

Për sa kohë ishte marrë vendimi për nisjen e operacionit?

Kush ishin shqiptarët në “Allied Force”?

Si u bë që fushata ajrore të zgjaste për 78 ditë?

Si ndodhi që Serbia, pas 24 marsit, kreu masakrat më të tmerrshme mbi shqiptarët?

Këto dhe aspekte të tjera, deri te Dita e Çlirimit, sonte në “MAT”, me fillim nga ora 22:10.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT