Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë pasi u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit.
Avokati Gent Gjini, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se ngjarja është befasuese dhe ngjall dyshime, pasi një person në atë moshë zakonisht nuk do të rrezikonte të ngjitej në Kala.
Siç tha ai, një dëshmitar ka parë ngjarjen dhe Kalaja e Prizrenit ka kamera, ndërsa rrethanat e sakta pritet të zbulohen në ditët në vijim.
“Kjo është për tu befasuar, për mua si avokat, dhe një person në atë moshë të shkoj atje, dhe të rrëshqet këmba dhe të dëgjohet nga një dëshmitar është e dyshimtë. Por Kalaja e Prizrenit ka kamera dhe një dëshmitar ka parë ngjarjen, dhe në ditët në vijim do të zbulohen rrethanat”, tha Gjini./Klankosova.tv
The post 71-vjeçari bie nga Kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ngjarja ngjall dyshime (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.