70-vjeçari nga Istogu kishte vënë shpresat dhe i ishte lutur Zotit që një herë në jetën e tij t’i buzëqeshte fati, pasi pa në një faqe në Facebook një lojë shpërblyese.
Edhe pse i shtyrë në moshë dhe pa shumë njohuri rreth mashtrimeve që bëhen online, Hasani vendosi të ndjekë të gjitha procedurat për të fituar veturën e tij të ëndrrave, Kia.
Madje, Hasan Kabashi thotë se gjithçka që iu kërkua ishte të shkruante në koment ngjyrën e veturës që dëshironte dhe, me këtë, ai do të bëhej pjesë e lojës.
Shpresat i ishin rritur kur iu kujtua se më parë një familjar i tij kishte fituar një veturë, dhe sot Hasani Kabashi dëshironte të ishte njeriu i dytë në familje me të njëjtin fat.
Përveç kësaj, ai thotë se Kia ishte vetura e tij e ëndrrave, prandaj mendoi: pse të mos provonte fatin?
Plaku nga Istogu filloi të dyshonte e të nervozohej kur pa se jo vetëm që nuk po mund ta fitonte veturën, por asnjë nga shpërblimet e tjera që faqja kishte premtuar në të njëjtën lojë shpërblyese..
Këtu 70-vjeçari nisi të kishte frikë pasi ua kishte dhënë atyre edhe një mori të dhënash personale, duke përfshirë edhe numrin e llogarisë bankare
Si Hasani u mashtruan edhe qindra qytetarë të tjerë pasi që ky postim u ndoq dhe u shpërnda nga shumë prej tyre.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>