E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeLajme70% e votave të numëruara - PS dominon në vota

70% e votave të numëruara – PS dominon në vota

Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar 3704 nga 5225 qendra votimi në total, ose rreth 70% e kutive, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe projeksionet e deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë me një rezultat bindës, duke marrë 52.49% të votave të vlefshme në rang kombëtar, që përkthehen në 506,129 vota.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 34.11% të votave, ose 328,932 vota të fituara deri në këtë fazë të numërimit. Ky rezultat e pozicionon opozitën si forcën e dytë politike në vend, me një diferencë të ndjeshme nga PS, por gjithashtu me një distancë të madhe nga partitë e tjera më të vogla.

Forca e tretë politike në vend sipas votës së përgjithshme rezulton të jetë Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka siguruar deri më tani 3.62% të votave, që përkthehen në rreth 34,931 vota. Mjaft pranë saj, në vend të katërt, qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 3.53% të votave, ose 34,066 vota.

Ndërkohë, Partia Mundësia ka siguruar 2.87% të votave, ose 27,716 vota në total, duke lënë pas forca të tjera më të vogla politike. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.33% të votave (12,855 vota), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka siguruar 1.24% (12,001 vota). Subjektet e tjera si Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim rezultojnë me përqindje minimale nën 1%.

Bazuar në këtë përqindje të votës dhe skemën aktuale të ndarjes së mandateve, Partia Socialiste projektohet të sigurojë 82 mandate në Kuvendin e ardhshëm, duke ruajtur mazhorancën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Ndërsa koalicioni PD-ASHM pritet të ketë 52 mandate, një shifër që konfirmon rolin e saj si forca kryesore opozitare. Nga 6 mandatet e mbetura, tre pritet t’i shkojnë Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa nga një mandat projektohet të fitojnë Partia Mundësia, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT