Në fshatin Dobërçan i Vogël ka ndodhur një incident si pasojë e një gropë të madhe e të pa sinjalizuar në rrugë.
Lexuesit për Klankosova.tv bëjnë të ditur se brenda 15–20 minutave, 6-7 automjete u dëmtuan rëndë, duke pësuar dëme në rrota dhe dyer, ndërsa drejtuesit rrezikuan jetën e tyre pasi disa makina humbën kontrollin dhe mund të binin në lumin poshtë rrugës.
Bëhet e ditur se rasti u njoftua në Policinë e Kosovës, por kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve ndërhyri dhe mbuloi gropën me kocka betoni para dokumentimit zyrtar të ngjarjes.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.


