E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/7-projekte-milioneshe-ne-rruget-lokale-dhe-nacionale-su-kryen-nga-ministria-as-vjet-1/7 projekte milionëshe në rrugët lokale dhe nacionale s’u kryen nga ministria...

https://klankosova.tv/7-projekte-milioneshe-ne-rruget-lokale-dhe-nacionale-su-kryen-nga-ministria-as-vjet-1/7 projekte milionëshe në rrugët lokale dhe nacionale s’u kryen nga ministria as vjet, – Klan Kosova

Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë të ditur se buxheti final për investime kapitale për vitin 2024 nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ishte 225 milionë e 179 mijë e 189 euro, ku prej tyre ishin shpenzuar 176 milionë e 32 mijë e 919 euro, apo 78 për qind.

Sipas ZKA-së, në shtatë kontrata janë vërejtur që punimet nuk ishin realizuar sipas planit dinamik siç parashihej me kontratat.

“Në kontratat e nënshkruara ndërmjet ministrisë dhe operatorëve ekonomikë, përcaktohet afati kohor për realizimin e punimeve. Në shtatë raste, kemi vërejtur që punimet nuk ishin realizuar sipas planit dinamik siç parashihej me kontratë”, thuhet në njoftimin e ZKA-së, transmeton Klankosova.tv.

Vonesa, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, janë vërejtur te kontrata “Ndërtimi i Tranzitit në Malishevë”, tek loti 1, vlera e të cilit ishte 959 mijë e 26 euro dhe ishte nënshkruar me 14 qershor të vitit 2019.

“Sipas kontratës, data e fillimit të punëve ishte 04.07.2019 dhe përfundimi për 180 ditë pune. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2024 ishte 142 mijë e 496 mijë euro, apo 15% e vlerës së kontraktuar. Vonesat në realizimin e kontratës ishin për shkak të problemeve pronësore”, tha ZKA, transmeton Klankosova.tv.

Zyra Kombëtare e Auditimit tha se vonesa ka pasur edhe në përmbushjen e kontratës për ndërtimin e “Autodhës A7.1 – Dheu i Bardhë – Udhëkryqi Besalc Loti 1”, në vlerë 18 milionë e 468 mijë e 427 euro, e cila ishte nënshkruar më 13 shkurt të vitit 2018.

“Sipas nenit 7 të kontratës, afati kohor i përfundimit të punimeve është 30 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës. Lidhur me këtë projekt ishte nënshkruar edhe një aneks kontratë me datën 14.06.2019 në vlerë 1 milion e 843 mijë e 392 euro, me afat 60 ditë për realizim të punëve. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2024 ishte 16 milionë e 446 mijë e 607 euro, apo 89%”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Pak më shumë se gjysma e punëve, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, janë kryer në kontratën për “Asfaltimin e Rrugës lokale nga kryqëzimi N25 – Grejkoc – Rrafshi i Livadheve”, kontratë që vlerën bazë e kishte 2 milionë e 980 mijë e 445 euro, e cila ishte nënshkruar më 6 maj 2020, ndërsa aneks kontrata në vlerë 297 mijë e 248 euro, e nënshkruar më 3 dhjetor 2021, ku realizimi i punëve ishte paraparë të kryhej për 15 muaj.

“Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2024 ishte 1 milion e 775 mijë e 963 euro, apo 54% e vlerës së kontratës”, tha ZKA, përcjellë Klankosova.tv.

Deri në fund të vitit 2024, ZKA tha se është kryer për 87 për qind zgjerimi i segmentit Dollc – Gjakovë, përkatësisht loti 1, i cili ka vlerë 4 milionë e 616 mijë e 601 euro, kontratë kjo e nënshkruar më 11.03.2019.

“Sipas kushteve të veçanta të kontratës, afati kohor i përfundimit të punimeve është 200 ditë. Lidhur me këtë projekt, ishte nënshkruar edhe një aneks kontratë më 17.09.2019, në vlerë 460 mijë e 273 euro me afat 35 ditë për realizim të punimeve. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2024 ishte 4 milionë e 436 mijë e 671 euro apo 87%”.

Vonesa ka pasur edhe në realizimin e kontratës “Ndërtimi i autoudhës A7.1 kryëqzimi me disnivel A6/A7.1 (Banullë) Dheu i Bardhë Lot 8” në vlerë 11 milionë e 913 mijë e 157 euro, e cila ishte nënshkruar më 13 shkut 2018.

“Sipas kontratës, afati kohor i përfundimit të punimeve është 30 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës. Lidhur me ktë projekt ishin nënshkruar tre aneks kontrata me vlerë të përbashkët prej 1 milion e 191 mijë e 160 euro. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2024 ishte 8 milionë e 374 mijë e 944 euro, apo 64%”, tha ZKA, transmeton Klankosova.tv.

Vonesë po ashtu pati në të njëjtën kontratë, por në lotin 6 në ndërtimin e “autoudhës A7.1 Kryqëzimi me disnivel A7/A7.1 (Banullë) Dheu i Bardhë lot 6”, në vlerë 11 milionë e 633 mijë e 267 euro, e cila ishte nënshkruar më 19 dhjetor 2017.

“Sipas kontratës, afati kohor i përfundimit të punimeve është 30 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës. Lidhur me këtë projekt, në vitin 2022 ishte nënshkruar edhe një aneks kontratë në vlerë 1 milion e 138 mijë e 818 euro. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2024 ishte 10 milionë e 164 mijë e 130 euro, apo 80%”.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka vërejtur vonesa edhe në përmbushjen e kontratës “Asfaltimi i rrugës Livadhet e Isotgut – Moknza, faza I-rë” në vlerë prej 855 mijë e 185 euro.

Kjo kontratë ishte nënshkruar më 28 dhjetor 2020 dhe sipas kontratës, afati kohor i përfundimit ishte paraparë të jetë 1 dhjetori i vitit 2022. Por, ZKA tha se vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2024 ishte 715 mijë e 982 euro apo 84%.

Sipas ZKA-së, vonesat e këtyre kontratave janë ndikuar nga inicimi i projekteve kapitale në mungesë një analize të mirëfilltë.

“Po ashtu, kanë ndikuar problemet me shpronësimin e tokave, gabimet në hartimin e projekteve ekzekutive, ku gjatë realizimit të punëve ka rezultuar se nuk përshtaten me gjendjen e terrenit, etj”, tha ZKA, përcjellë Klankosova.tv.

Zyra Kombëtare e Auditimit tha se këto vonesa mund të shkaktojnë vështirësi buxhetore për vitet pasuese, teksa rekomandoi se ministri duhet të sigurohet që para inicimit të projekteve, paraprakisht të kryhet procesi i shpronësimit të tokave në të cilat parashihet realizimi i projekteve si dhe t’i kushtohet rëndësi përgatitjes së projekteve ekzekutive në më

The post 7 projekte milionëshe në rrugët lokale dhe nacionale s’u kryen nga ministria as vjet, appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT