Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajme7 Marsi, Haxhiu: Mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën

7 Marsi, Haxhiu: Mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka uruar mësimdhënësit me rastin e Ditës e Mësuesit, që shënohet sot më 7 mars.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu shprehu mirënjohje për të gjithë mësuesit për kontributin dhe përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj, raporton Klankosova.tv.

“Sot, më 7 mars, Ditën e Mësuesit, shpreh mirënjohjen time për të gjithë mësimdhënësit që çdo ditë e mbajnë gjallë misionin fisnik të dhënies së dijes. Në duart e tyre fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes, qytetarisë dhe së ardhmes së vendit. Me përkushtimin e tyre të përditshëm, mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën tonë. Urime 7 marsi!”, shkroi kryeparlamentarja.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT