60 autobusë nga Kosova drejt Shqipërisë për protestën e 17 tetorit

60 autobusë nga Kosova drejt Shqipërisë për protestën e 17 tetorit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se rreth 60 autobusë pritet të nisen nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për të premten, më 17 tetor.

Protesta organizohet kundër, siç u tha, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, raporton Klankosova.tv.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media, tha se “60 autobusë do të nisen prej vendeve të ndryshme nga Kosova për të marrë pjesë në këtë protestë”.

Protesta e 17 tetorit, Gucati: Do të marrë pjesë edhe Edi Rama

 

The post 60 autobusë nga Kosova drejt Shqipërisë për protestën e 17 tetorit appeared first on Klan Kosova.