58 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet e 15 me të lënduar

news image

Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i aksidenteve në vend, ku disa vijnë nga mos përshtatja e shpejtësisë, por edhe nga kushtet jo të përshtatshme atmosferike, shumë nga këto aksidenteve përveç dëmeve materiale, përfundojnë edhe me fatalitet, raporton Sinjali.

Vetëm në 24 orët e fundit, është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Në vlugun e këtyre aksidenteve, policia e Kosovës u vu në dispozicion dhe shqiptoi gjithsej 2339 gjoba trafiku.

Po ashtu, policia ka arrestuar 23 persona, prej të cilëve 19 ka dërguar në mbajtje dhe 4 persona në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/