Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren.
Viktima me inicialet E.S. është gjetur e pajetë në banesën e tij nga një fqinj, në rrugën “Enver Buqa” në lagjen Arbana, rreth orës 07:25.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa policia ka siguruar zonën dhe hetuesit kanë nisur veprimet hetimore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


