Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave e Kryeprokurorit të Shtetit ka trajtuar 53 raste për periudhën njëjavore 27.06.2025 – 04.07.2025.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mbrojtësit e viktimave i trajtuan 49 raste për dhunë në familje, një rast për dhunim, një rast për sulm seksual, një rast për vrasje, dhe një keqtrajtim ose braktisje të fëmijës, njofton Klankosova.tv.
Ndër tjera, u potencua edhe puna në aspektet tjera raste:9 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 14 kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente, 2 kërkesa për ndërprerje të UM-it nga pala; 19 aktvendime të aprovuara, 75 seanca gjyqësore, 12 seanca në prokurori, 69 këshilla juridike, 19 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues, 1 aktgjykim refuzues, 2 referime të rasteve në QPS, 2 përfaqësime të rastit në polici, përfaqësim të rastit në strehimore./Klankosova.tv.
The post 53 raste u trajtuan nga mbrojtësit e viktimave për gjashtë ditë appeared first on Klan Kosova.