Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Prej tyre, katër vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa dyzet e shtatë (47) vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia apelon tek qytetarët që “të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112, 193 dhe 192.”
Në njoftim, Agjencia shpreh gjithashtu “mirënjohje dhe falënderim për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!