Njësiti i trafikut rrugor në Prizren ka ndërmarrë një aksion kundër automjeteve të modifikuara që shkaktojnë zhurma të larta në rrugë.
Gjatë kontrollit janë identifikuar disa automjete në të cilat ishin montuar zhurmues të veçantë, jashtë standardit të lejuar.
Këto makina janë dërguar fillimisht në kontroll teknik, ku pas matjeve është konstatuar tejkalim i nivelit të lejuar të zhurmës, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ai tuitje tha se në bazë të raportit teknik, pranarëve u është kërkuar që të largojnë modifikimet e bëra dhe të rikthejnë automjetet në gjendjen fillestare.
Për mosrespektim të kësaj procedure dhe për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, atyre u janë shqiptuar gjoba që shkojnë nga 150 deri në 550 euro.
Sipas policisë, ky aksion është ndërmarrë për të parandaluar zhurmat e larta që kohëve të fundit janë shfaqur në masë të madhe në qytet./Klankosova.tv.
Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:
The post 500 euro gjobë për drejtuesit e automjeteve të modifikuara (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.