Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajme50 raste dhune në familje trajtuan gjatë një jave nga Zyra për...

50 raste dhune në familje trajtuan gjatë një jave nga Zyra për Ndihmë të Viktimave

Gjatë javës së fundit, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 58 raste, ku pjesa më e madhe, 50 prej tyre, kanë qenë lidhur me dhunë në familje.

Përveç kësaj, janë trajtuar edhe 3 raste dhunimi, 1 rast sulm seksual, 1 rast ngacmimi seksual, një tentativë vrasjeje, një rast bashkëjetese nën moshën 16 vjeç, dhe një rast shkelje e urdhrit të mbrojtjes (UM).

Gjatë kësaj periudhe, janë parashtruar gjithsej 11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) në gjykatë dhe 10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME), përveç dy KUME-ve të përkohshëm dhe një kërkese për ndryshim të UM-së. Po ashtu, janë aprovuar 21 aktvendime, janë mbajtur 85 seanca gjyqësore dhe 16 seanca në prokurori, ndërsa viktimat kanë marrë gjithsej 71 këshilla juridike.

Nga rastet e trajtuara janë dhënë 10 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime liruese dhe 1 aktgjykim refuzues. Për më tepër, Zyra ka përfaqësuar 3 raste në polici dhe ka bërë 8 referime në Qendrën për Punë Sociale, si dhe është pranuar një kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave dhe një deklaratë mbi dëmin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT