Kamenica përjetoi ditë të vështira me përhapje të zjarreve, ku zjarrfikësit u bënë heronj të atyre ditëve.
Njëri prej tyre Femi Imeri, ka ndarë përvojën e tij në një postim në Facebook, duke treguar 50 orë punë të vështira në përpjekje për të shuar flakët, raporton Klankosova.tv.
Fotografia e publikuar bashkangjitur me postimin, tregon plagët që zjarri i ka shkaktuar, në disa pjesë të gjunjëve dhe këmbëve.
“Këto plagë nuk janë dobësi janë medaljet e heshtura të një beteje që pak e shohin, por shumë e ndiejnë”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.
The post “50 orë punë në vijën e flakëve” – rrëfimi i zjarrfikësit që luftoi me zjarret në Kamenicë appeared first on Klan Kosova.