Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pritet që nesër t’i nënshtrohet një operacioni nga një ekip multidisiplinar i përbërë nga ortopedë, kirurgë vaskularë dhe plastikë.
Këtë e kanë bërë të ditur burime për gazetaren e Klan Kosovës, Arbëresha Uka.
Sipas të njëjtave burime, ekziston rreziku që fëmijës t’i amputohen shputat e këmbëve, për shkak të dëmtimeve të rënda dhe gangrenës së shkaktuar nga mos-trajtimi për një kohë të gjatë.


