Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë shënuar sukses duke u renditur në vendin e 6-të në garën prestigjioze ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2025”, transmeton Klankosova.tv
Nga 140 ekipe pjesëmarrëse në fazën e shkrimit të memorandumeve, nga fakultete juridike/universitete prestigjioze botërore, vetëm 40 janë kualifikuar për rundet finale me gojë, e në mesin e tyre edhe ekipi i Fakultetit Juridik që është renditur në 6 ekipet me të mira në nivel botëror.
Rundet finale të kësaj gare janë mbajtur në ambientet e Gjykatës së Nurembergut (Salla historike Nr.600, ku janë gjykuar përgjegjësit nazistë për krimet e Luftës së Dytë Botërore) nga data 23-26 Korrik 2025 në Nuremberg të Gjermanisë.
“Nuremberg Moot Court” është në mesin e garave ndërkombëtare me prestigjioze, e që nga viti 2022, pas reformave në Fakultetin Juridik është pjesë e programit të përhershëm dhe financohet nga buxheti i dedikuar për këtë qëllim./Klankosova.tv
The post 5 studentet e Fakultetit Juridik të UP-së zënë vendin e 6-të në garën e drejtësisë në Gjermani appeared first on Klan Kosova.