Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajme42 aksidente rrugore ndodhën në ditën e parë të Fitër Bajramit –...

42 aksidente rrugore ndodhën në ditën e parë të Fitër Bajramit – mbi 800 gjoba të shqiptuara

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë evidentuar 20 aksidente me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 807 gjoba trafiku.

Ndërkaq, në kuadër të aktiviteteve policore, janë arrestuar 11 persona, prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, 2 persona janë duke vuajtur dënimin, ndërsa nuk është raportuar për raste të ndalimit policor gjatë kësaj periudhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT