Një 39-vjeçar nga Zveçani ka rënë pre e mashtrimit online.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një qytetar me inicialet N.R., i cili është ankuar në Policinë e Kosovës më 18 gusht, se një grua me emrin Elizabeta Loviq, i ka dërguar kërkesën për shoqëri në platformën “Facebook”, me ç’rast viktima dhe ka pranuar këtë kërkesë, transmeton Klankosova.tv.
“Ai ka filluar të bisedojë me të, e që më pas është habitur dhe ka filluar t’i dërgojë foto por edhe video të tij të zhveshura. Në kuadër të kësaj bisede, e njëjta më 18 gusht e ka kërcënuar se nëse nuk i dërgon para në vlerë të 18 mijë eurove, do t’ia publikojë videot e tij të zhveshura”, u shpreh tutje Boshnjaku.
Gazetari shton se viktima u kërcënua se nëse nuk do të dërgonte një shumë me vlerë prej 100 eurove, do t’i publikohen edhe fotot intime.
I njëjti, rastin e ka paraqitur në polici, derisa hetimet janë ende në vijim.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
The post 39-vjeçari në Zveçan bie pre e shantazhit, i kërkohen 18 mijë euro appeared first on Klan Kosova.