Mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Dragodan” të Prishtinës një person u plagos si pasojë e të shtënave me armë.
I dyshuari, E,H., 23-vjeçar është prangosur nga Policia e Kosovës, derisa viktima B.H, 36 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla për Klankosova.tv dha detaje rreth gjendjes së të plagosurit.
“Është trajtuar në Qendrën Emergjente, e më pas është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale. Gjendjen e ka stabile”, tha Syla.
Policia jep detaje për vrasjen në tentativë që ndodhi mbrëmë në Dragodan
The post 36-vjeçari që mbeti i plagosur në Dragodan po trajtohet në Abdominale – gjendjen e tij, stabile appeared first on Klan Kosova.