Gjykata kundër terrorizmit në qytetin lindor pakistanez, Jaranwala, ka dënuar me vdekje një të krishterë 36-vjeçar nën akuzat për blasfemi, ka bërë të ditur avokati i tij, Akmal Bati.
“Ne do ta apelojmë vendimin në Gjykatën e Lartë”, i tha Bati agjencisë Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.
I dënuari akuzohej për përdhosjen e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit – një ngjarje që në vitin 2023 kishte nxitur trazira të mëdha.
Si pasojë, një vendbanim i të krishterëve u bë cak i sulmeve brutale, ku qindra shtëpi dhe kisha u dogjën, ndërsa mijëra banorë u detyruan të largoheshin.
Ligjet për blasfeminë në Pakistan parashohin dënimin me vdekje. Megjithatë, edhe pse deri më sot shteti nuk ka ekzekutuar zyrtarisht asnjë person të dënuar për këto akuza, shumë prej tyre janë vrarë nga turmat.
Vetëm të premten në Karaçi, një grup prej 100 deri në 200 persona e rrahën për vdekje një burrë, anëtar i komunitetit musliman ahmedian, i cili ishte pronar i një punishteje makinash. Ai u sulmua me tulla dhe shkopinj.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);