E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajme35-vjeçari nga Kosova kapet me kanabis në Shqipëri

35-vjeçari nga Kosova kapet me kanabis në Shqipëri

Një 35-vjeçar me inicialet A. S. nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në pikë kalimin kufitar Muriqan në Shqipëri.

Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, policia gjeti një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis.

Sipas A2CNN, automjeti dhe lënda narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, transmeton Klankosova.tv.

Rasti i është dorëzuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç. Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa”, njofton policia shqiptare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT