E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme35 minuta pritje te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

35 minuta pritje te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare.

Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq qarkullim edhe përkundër faktit se tashmë mërgimtarët në numër të shtuar po vijnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet.

Pritjet më të gjata janë regjistruar te pika kufitare “Dheu i Bardhë”, transmeton Klankosova.tv.

Për të hyrë në Kosovë pritjet në këtë pikë janë nga 30 deri në 35 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa me të gjata se 5 deri 10 minuta.

The post 35 minuta pritje te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT