Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin hungarez në Kosovë, Laszlo Istvan.

Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe drejt realizimit të objektivave strategjike, veçanërisht anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Në takim me ambasadorin hungarez në Kosovë, z. László István, shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik në proceset integruese. Gjatë takimit, me ambasadorin István ndamë pikëpamjet tona për proceset e ardhshme që na presin si shtet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe drejt realizimit të objektivave tona strategjike, veçanërisht anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka shkruar kreu i Aleancës në Facebook, njofton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT