Franca ka hyrë në rrugën e legalizimit të vdekjes së asistuar, teksa Parlamenti miratoi në lexim të parë një projektligj që i hap rrugë eutanazisë. Deputetët votuan me 305 vota për dhe 199 kundër, duke shënuar një moment të rëndësishëm në debatin e gjatë mbi fundin e jetës në këtë vend.
Krahas këtij projektligji, deputetët miratuan njëzëri edhe një ligj më pak të diskutueshëm që garanton të drejtën për kujdes paliativ në institucionet e specializuara për pacientët në fazën e fundit të jetës, raporton The Guardian.
Por, pavarësisht votës pozitive, ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë parlamentar. Ligji do të duhet të kalojë në Senat dhe më pas të kthehet sërish në Dhomën e Ulët për lexim të dytë, që nënkupton se ai nuk pritet të hyjë në fuqi para vitit të ardhshëm.
Qeveria franceze e ka përshkruar këtë iniciativë si “një përgjigje etike ndaj nevojës për të mbështetur të sëmurët dhe të vuajturit”, duke theksuar se “ajo nuk është as një e drejtë e re, as një liri … por një ekuilibër midis respektit dhe autonomisë personale”.
Sipas projektligjit, ekipet mjekësore do të kenë kompetencën të vlerësojnë nëse pacientët kanë të drejtë për të “fituar qasje në një substancë vdekjeprurëse kur ata të kenë shprehur dëshirën”. Pacientët do të kenë mundësi ta administrojnë vetë këtë substancë ose, nëse nuk janë në gjendje fizike, ta marrin përmes një infermiereje ose mjeku.
Kushtet janë të qarta dhe strikte: pacienti duhet të jetë mbi 18 vjeç, të ketë nënshtetësi ose rezidencë në Francë, dhe të vuajë nga një “sëmundje serioze dhe e pashërueshme, kërcënuese për jetën, e avancuar ose terminale” që është “e pakthyeshme”. Gjithashtu, sëmundja duhet të shkaktojë “vuajtje të vazhdueshme, të padurueshme fizike ose psikologjike”, të cilat nuk mund të lehtësohen nga trajtimet mjekësore. Pacienti duhet të jetë në gjendje të “shprehë lirisht dhe në mënyrë të informuar” vendimin për t’i dhënë fund jetës së tij.
Ligji, i referuar në Francë si projektligj për “fundin e jetës” ose “ndihmë në vdekje”, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve centrist të presidentit Emmanuel Macron dhe aleatëve të tyre nga e majta. Ndërkaq, shumica e deputetëve të djathtë kanë votuar kundër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);