As vetë s’mund t’i bie në fije se në cilin vit e përfundoi specializimin në Kosovë, e aq më pak se sa kohë i mori specializimi i tij në klinikën ku kolegë e mentorë të tij zotohen se kurrë s’e panë aty.
Gazmend Idrizi është psikiatri i cili mund të hyjë në historinë e shëndetësisë botërore, pasi specializoi pa qenë i pranishëm në klinikën ku duhej të bënte të paktën 4 vjet të specializimit, raporton Kiks Kosova.
Por ani se nuk ka shumë kohë që ai mori titullin specialist i psikiatrisë, pak gjëra mban mend nga vitet 2017–2021, kur nënkuptohej se do të duhej të ishte aktiv brenda klinikës së psikiatrisë.
Krejt çka Idrizi mban mend është ajo që insiston se specializimi i zgjati gjithsej rreth tetë muaj në Kosovë, por jo në mënyrë të pandërprerë.
Thotë se fillimisht erdhi nga diaspora dhe kreu tre muaj në Kosovë, më pas u kthye sërish në Zvicër.
Pas një periudhe të shkurtër atje, u rikthye për të vazhduar edhe dy muaj e gjysmë, dhe në fund insiston se përmbylli me edhe 48 ditë të tjera.
Psikiatri i tha Kiks Kosovës se pjesën më të madhe të specializimit e kishte kryer në Zvicër, ndërsa në Kosovë kishte ardhur vetëm për ta përfunduar pjesën ambulantive për çka thotë se të gjitha dokumentet i kishte në rregull.
Por, ka harruar një gjë, vendin se ku i kishte dorëzuar këto dokumente për të nisur specializimin.
Përveç që nuk mbante mend vitin e përfundimit të studimeve, Gazmend Idrizi nuk mund të kujtonte as emrat e mentorëve të tij.
Detajet i gjeni në kronikën në vijim:
The post 30 mijë euro për t’u specializuar në Psikiatri të QKUK-së?! (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.