E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/3-shqiptaret-e-akuzuar-per-vrasje-dhe-grupe-kriminale-ekstradohen-sot-nga-dubai-per-ne-shqiperi4/3 shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale ekstradohen sot nga...

https://klankosova.tv/3-shqiptaret-e-akuzuar-per-vrasje-dhe-grupe-kriminale-ekstradohen-sot-nga-dubai-per-ne-shqiperi4/3 shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale ekstradohen sot nga Dubai për në Shqipëri – Klan Kosova

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe sot pritet të ekstradohen tre shqiptarë në Shqipëri, të shumëkërkuar dhe pjesëtarë të organizatave kriminale.

I ekstraduar pritet të jetë Ado Zhika, i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar.

Poashtu, i ekstraduar pritet të jetë edhe Ervis Dak, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Kurse Maksim Koçi është i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Identiteti i personave të lartcekur është zbuluar nga Ballkanweb.

Policia e Shtetit në njoftimin e saj të sotëm ka theksuar se ekstradimi do të bëhet si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kurse, në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër nga PSh-ja.

The post 3 shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale ekstradohen sot nga Dubai për në Shqipëri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT