3 shenjat e horoskopit që Steve Jobs i dëgjonte gjithmonë: ekipi “yjor” që qëndronte pas suksesit të Apple-it

3 shenjat e horoskopit që Steve Jobs i dëgjonte gjithmonë: ekipi “yjor” që qëndronte pas suksesit të Apple-it

Edhe pse nuk besonte në horoskop, gjeniu i Apple-it kishte intuitën për të zgjedhur njerëzit e duhur – Akrepin për stabilitet, Luanin për inovacion dhe Peshkun për estetikë

Steve Jobs shpesh përshkruhet si njeriu që nuk dëgjonte askënd. Por kjo është vetëm një gjysmë e vërtetë. Në realitet, ai kishte krijuar rreth vetes një lloj “këshilli yjor” të përbërë nga njerëz që i përkisnin disa shenjave të veçanta të horoskopit – dhe pikërisht ata ishin zëri i arsyes dhe ekuilibrit në suksesin e tij.


Jobs ishte gjeni dhe skeptik, një njeri që besonte vetëm në vizionin e vet. Ideja se ai mund t’i merrte vendimet duke iu referuar horoskopit duket e pabesueshme, dhe ndoshta ishte. Megjithatë, kur analizon rrethin e tij profesional, kupton se Jobs kishte një intuitë të jashtëzakonshme për të zgjedhur njerëzit e duhur, sikur t’i njihte “shenjat e tyre” përmes talentit.

Në analizën e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, dallohen tri shenja të zodiakut që Jobs i respektonte dhe dëgjonte më shumë. Ai nuk besonte në yje, por në njerëzit që ndriçonin si yje.

♏ Steve Jobs dhe Akrepi

Nëse Jobs ishte vizionari gjeni dhe shpërthyes, Tim Cook, i lindur në shenjën e Akrepit, ishte e kundërta e tij e përsosur. Ai kishte gjithçka që Jobs-it i mungonte: durim, metodë dhe qetësi.

Pse Jobs e dëgjonte? Sepse Cook e kthente kaosin në rend. Jobs mund të shpikte një produkt revolucionar brenda një nate, por për ta prodhuar, shpërndarë dhe shitur me miliona njësi, i duhej një njeri me gjeni të organizimit – energjia e pastër e Akrepit.

Cook nuk kërkonte debat për hir të debatit. Ai ishte i qëndrueshëm, i përmbajtur dhe logjik. Në stuhinë e ideve të Jobs-it, Cook ishte si feneri që e orientonte drejt stabilitetit. Emërimi i tij si pasardhës në krye të Apple-it është dëshmia më e fortë e besimit që Jobs kishte në këtë shenjë.

♌ Steve Jobs dhe Luani

Kjo ishte shenja më e rëndësishme në jetën e tij profesionale. Nëse Jobs dinte si t’u shiste njerëzve teknologjinë, Steve Wozniak, i lindur në shenjën e Luanit, dinte si ta krijonte atë. Ata përbënin një duet perfekt – Peshq dhe Luan, ku njëri gjeneron idetë, tjetri i materializon ato në realitet.

Pse Jobs e dëgjonte? Sepse Wozniak ishte burimi i magjisë. Ai mund të kthente në realitet fantazitë më të guximshme teknologjike. Pa gjenialitetin e tij inxhinierik, revolucioni i Apple nuk do të kishte nisur.

Luani është shenjë e inovatorëve të vërtetë, që janë gjithmonë një hap para kohës. Jobs e dinte se inteligjenca teknike e Wozniakut e tejkalonte të vetën dhe e respektonte pa rezerva. Ai e dëgjonte sepse Wozniak i tregonte rrugën drejt së ardhmes që të tjerët ende nuk e shihnin.

♓ Steve Jobs dhe Peshqit

Ironia qëndron këtu: edhe vetë Jobs ishte i lindur në shenjën e Peshqve, por në jetën e tij kishte nevojë për një tjetër Peshk, jo si rival, por si pasqyrë, që t’i përkthente idetë e tij të papërpunuara në forma dhe koncepte të përsosura.

Ky njeri ishte Jony Ive, drejtori kreativ që i dha Apple-it fytyrën që e njohim sot.

Pse Jobs e dëgjonte? Sepse Ive ishte më shumë se bashkëpunëtor, ishte shpirti binjak i tij në estetikë.

Peshqit kanë ndjeshmëri të thellë dhe aftësi për të depërtuar në thelbin e çdo ideje. Ive e kuptonte intuitivisht pasionin e Jobs-it për minimalizëm dhe përsosmëri. Bashkëbisedimet e tyre për dizajnin ishin si dialog mes dy vizionarësh që ndanin të njëjtin ideal: bukurinë e thjeshtë dhe funksionale.

Jobs i besonte verbërisht gjykimit të tij estetik, sepse në Ive shihte të njëjtën ndjesi absolute për cilësi që kishte edhe vetë.

Një “ekip yjor” që nuk kishte të bënte me horoskopin

Steve Jobs nuk lexonte horoskop – ai lexonte njerëzit.

Pa e ditur, ai kishte ndërtuar një ekip perfektisht i balancuar, ku secili anëtar përfaqësonte forcën e një shenje të ndryshme: strategjinë e Akrepit, energjinë krijuese të Luanit dhe intuitën e Peshqve.

Sekreti i tij nuk ishte të ishte më i mençuri në dhomë, por të dinte të zgjidhte ata që plotësonin boshllëqet e tij, njerëz me “fuqi” që, si në një hartë yjore, ndriçonin rrugën e suksesit të Apple-it. /Telegrafi/