Pas raportimit ekskluziv të Klan Kosovës të hënën për mungesën e ngrohjes si shkak i një defekti teknik në pompa, në Poliklinikën Specialistike në Podujevë, tashmë kjo është sanuar dhe ngrohja ka rifilluar të enjten.
Mungesën e ngrohjes më së shumti e kanë vuajtur pacientët që janë në dializë ku për kryerjen e kësaj procedure jetike ata duhet të qëndrojnë shtrirë pothuajse 4 orë dhe të cilët janë ankuar.
Ndërsa tash pas rregullimit të defektit, familjarët e pacientëve në dializë thanë ” në maicë me nejt nga të nxehtit”.
Dializa në Podujevë: Pa ngrohje, pacientët “kcejnë nga të ftohtit” (VIDEO)


