E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/3-6-vjet-burg-cka-i-pret-deputetet-nese-nuk-e-konstituojne-kuvendin-brenda-30-diteve-video/3–6 vjet burg! Çka i pret deputetët nëse nuk e konstituojnë Kuvendin...

https://klankosova.tv/3-6-vjet-burg-cka-i-pret-deputetet-nese-nuk-e-konstituojne-kuvendin-brenda-30-diteve-video/3–6 vjet burg! Çka i pret deputetët nëse nuk e konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve? (VIDEO) – Klan Kosova

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë dje vendimin që i obligon subjektet politike ta përmbushin detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës brenda 30 ditëve.

Në një intervistë mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se nëse ky detyrim nuk përmbushet brenda afatit të përcaktuar, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës nga ana e të gjithë deputetëve.

“Nëse nuk bëhet atëherë aty sigurohet se është shkelur Kushtetuta, dhe Kushtetutën nuk e shkel individi, por institucioni. Këtu shkelet Kushtetuta nga të gjithë deputetët, nga i pari te i fundit”, tha Kryeziu, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizëm për zbatimin e drejtpërdrejtë të vendimeve të saj, por në mënyrë të qartë theksoi se dështimi për të zbatuar vendimin përbën vepër penale.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pengimi apo moszbatimi i obligimeve kushtetuese, siç është konstituimi i Kuvendit, mund të ndëshkohet me burgim prej 3 deri në 6 vjet./Klankosova.tv.

Ndiqni deklarimin e plotë, në videon vijuese:

 

The post 3–6 vjet burg! Çka i pret deputetët nëse nuk e konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT