Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 civilët shqiptarë që u ekzekutuan brutalish në Beleg të Deçanit më 29 mars 1999.
Osmani tha se viktimat u vranë vetëm për shkak të kombësisë dhe për dëshirën për të jetuar të lirë, duke theksuar se kujtimi i tyre është zotim që këto krime të mos harrohen dhe drejtësia të triumfojë.
“Më 29 mars 1999, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, një akt i paramenduar çnjerëzor që i parapriu krimit mizor. 46 civilë shqiptarë u ekzekutuan dhe u masakruan brutalisht, vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre”, deklaroi Osmani në 27 vjetorin e kësaj Masakre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


