Thursday, April 9, 2026
spot_img
HomeLajme27-vjetori i Betejës së Koshares: Kurti mungoi në homazhe, me agjendë jashtë...

27-vjetori i Betejës së Koshares: Kurti mungoi në homazhe, me agjendë jashtë vendit

Kosova sot shënoi 27-vjetorin e Betejës së Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.

Për nder të kësaj dite, ministra, deputetë dhe shumë qytetarë bënë homazhe në kujtim të dëshmorëve.

Megjithatë, në këtë përvjetor i vetmi që mungoi ishte kryeministri Albin Kurti, i cili ka udhëtuar drejt Londrës për të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga ODI Global, me temën “Shtetformim ekonomik dhe stabilitet global”.

Ndërkohë në këtë ngjarje morën pjesë ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ish-presidentja Vjosa Osmani, deputetë të PDK-së, si dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku me deputetë, raporton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT