Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajme27 vite pa djemtë dhe bashkëshortin: 27 vite nuk ka lulëzu pranverë...

27 vite pa djemtë dhe bashkëshortin: 27 vite nuk ka lulëzu pranverë për mu

Ferdonije Qerkezi ka humbur familjen e saj gjatë Luftës së Kosovës,  bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.

Për 27 vjet, dhimbja dhe mungesa e tyre kanë mbetur pjesë e çdo dite të saj.

Sot, ajo ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, me rastin e 27-vjetorit të vdekjes së tyre.

27 vite nuk ka lulëzu pranverë për mu! 27- marsi shpirtin ma ka përvëlu! Nuk e paskam dijtë sa forcë e durim kam! Halim, Armend dhe Ardian mos i mbyllsha sytë derisa t’ju shoh përkrah të mirëve Edmond e Artan! #27vitepaju”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.

Ferdonije Qerkezi ka kthyer shtëpinë e saj në një muze përkujtimor për viktimat e luftës. Ky vend është bërë simbol i dhembjes dhe i qëndresës, duke ruajtur kujtimin e të dashurve të humbur dhe duke mbajtur gjallë historinë e dhimbshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT